Pak më parë është bërë me dije se i “forti” i Sukthit, i identifikuar si Rexhep Arapi është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi është kapur para lokalit të tij me një armë zjarri pa leje. Arapi lëvizte me mjet të blinduar ‘’Benz’’ i cili i është sekuestruar bashkë me një pistoletë që iu gjet në çantë.
Arapi njihej në zonë me nofkën “Kepi”. Raportohet se ai është i regjistruar në arkivat e policisë si një person me tendenca të rrezikshme kriminale, si vrasje dhe trafikim droge. Në mars të vitit 1991, ai u akuzua se ka vrarë në Portin e Durrësit për gjakmarrje, shtetasin me iniciale A. Ç., banor i fshatit Katund Sukth. Arapi u arrestua për këtë krim në 1994 dhe u lirua për mungesë provash.