Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Dafni të Greqisë, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij me thikë. Sipas mediave greke, shqiptari e qëlloi 31-vjeçaren me thikë në qafë dhe më pas shkoi në polici për të treguar se çfarë bëri duke theksuar se ishte xheloz.
Direkt pas kësaj policia shkoi në apartamentin e tyre, në katin e tretë dhe gjeti gruan të vdekur në një pellg gjaku në dhomën e tyre të gjumit. I akuzuari do të çohet në prokurori, ndërsa hetimi paraprak për rastin është duke u kryer nga Nën Drejtoria e Sigurisë së Athinës.
Burimi: www.iefimerida.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA