U akuzua se u bë shkak për situatën me djegien e mbeturinave në Fier, reagon Integrated Technology: Po dezinformohet publiku, venddepozitimi gati prej 1 viti

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.07.2021, 11:15

Integrated Technology WasteTreatment Fier ka reaguar pas lajmeve se ajo është bërë shkak për situatën e krijuar prej disa ditësh në Fier pas djegies së mbeturinave.

Integrated Technology mohon kategorikisht se ata janë shkaku, duke theksuar se këto lajme janë të pabaza dhe përhapen për të dezinformuar publikun. Ajo shtoi se Inceneratori është gati prej 1 viti.

Integrated Technology më tej sqaron se në vitin 2020, Shoqëria i është drejtuar me shkresën zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier ku njofton, se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare.

Në fund, Integrated Technology shkruan se Impjanti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier është një vepër e përfunduar brenda afateve të parashikuara në kontratën konçesionare dhe është ndërtuar me standartet më të larta të Bashkimit Evropian.

Deklaratë për media

Ditët e fundit në media janë publikuar lajme të pavërteta në lidhje me Zonën eTrajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier. Akuzat se kjo zonë e Trajtimit të Mbetjeve është bërë shkakpër situatën e krijuar në vendgrumbullimin e vjetër të mbetjeve urbane në Qarkun e Fierit janë të pabaza, ndikojnë në dezinformimin e publikut dhe janënë dëm të së vërtetës

Shoqëria “Integrated Technology WasteTreatment Fier” sh.p.k ka nënshkruar në dt.24/10/2016 kontratën konçesionare me Nr.5553/5 prot. “Për Ndërtimin e Administrimin e Impjantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë” me autoritet kontraktues Ministrinë e Mjedisit (kaluar në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë).

Në dt 07/05/2020 Shoqëria i është drejtuar me shkresën zyrtare me Nr.Prot. 27 Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier ku njofton, se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare. Gjithashtu Shoqëria nëpërmjet kësaj shkrese njofton, se është pajisur me leje Mjedisi të Tipit A e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Në dt. 07/05/2021 shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” i është drejtuar sërish këtyre dy institucioneve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier referuar njoftimit me Nr.Prot.27 dt. 07/05/2020 duke bërë me dije se Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier.

Duke përfituar nga ky komunikim publik sqarojmëse Impjanti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier është një Vepër e përfunduar brenda afateve të parashikuara në kontratën konçesionare dhe është ndërtuar me standartet më të larta të Bashkimit Evropian.

“Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit