Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 13-vjeçarit në Kurbin, i cili u gjet i pajetë dhe me plagë në trup të shkaktuara nga një armë zjarri. Mësohet se viktima ka qenë bashkë me tre fëmijë të tjerë duke kullotur bagëtitë në mal, ku kanë gjetur një armë zjarri. Më pas, ata kanë dërguar bagëtitë në stan dhe kanë filluar të luajnë me armën e gjetur, që fatkeqësisht kishte qenë e mbushur. Për pasojë, në lojë e sipër, arma është shkrepur ndërsa plumbi kapi 13-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.