“Ia morëm drurin dhe e goditëm”/ Detaje nga vrasja e kryefamiljarit në Klos

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.07.2021, 14:10

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 47-vjeçarit Ylber Lezi nga gruaja e tij Mine Lezi dhe bija e tij Aida Lezi. Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat vendosi masën e sigurisë burg pa afat për 51-vjeçaren dhe vajzën e saj, 21-vjeçare, por dy gratë nuk do të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit, pasi do të dërgohen në një institucion shëndetësor për kurim të detyruar deri në momentin që ekspertiza mjeko-ligjore të shprehet rreth gjendjes së tyre mendore.

Gjatë seancës gratë ishin dukshëm në gjendje të rënduar psikologjike. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, Mine Lezi ka pranuar se bashkë me vajzën e kanë goditur kryefamiljarin në kushtet e vetëmbrojtjes. Raportohet se gjatë rrëfimit të ngjarjes, Mine Lezi e ka pranuar krimin, madje ka kujtuar edhe momentet e fundit të jetës së bashkëshortit.

Më konkretisht, 51-vjeçarja që vrau burrin është shprehur:

Ylberi erdhi në shtëpi i dehur totalisht. Filloi të fyente e godiste me grushte mua dhe vajzën. U munduam ta qetësonim dhe ta ndalonim, por ishte e pamundur. Bërtitëm fort që të vinin komshinjtë për ndihmë. Pastaj mori një dru dhe donte të na godiste. Ia morëm drurin dhe e goditëm. Nuk deshëm ta vrisnim. Më vonë vajzën e zuri gjumi dhe unë qëndrova në shtëpi. Afër mesnatës erdhi Policia.

Kujtojmë se ngjarja tragjike në familjen Lezi ndodhi natën e së dielës. Nënë e bijë qëlluan me sende të forta në pjesën e kokës kryefamiljarinYlber Lezi, i cili konsumonte në vazhdimësi pije alkoolike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kohë kur në polici ka mbërritur një telefonatë nga kryetari i fshatit. Pas afro gjysmë ore, Forcat e Rendit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktimeve me kryeplakun i janë afruar banesës.

Efektivët e Policisë dhe kryeplaku kanë thirrur me zë të lartë emrat e pjesëtarëve të familjes, pasi i janë ofruar kullës së vjetër dykatëshe në gjendje tejet të amortizuar. Duke e ditur se kryefamiljari ishte një person problematik dhe përdorues alkooli, ndërsa kishte ushtruar herë pas here dhunë mbi gruan dhe vajzën, është vendosur që Forcat e Rendit të hyjnë forcërisht në banesë. Zbulimi i trupit të 47-vjeçarit i ka befasuar efektivët e Policisë së Matit.

“Koka e të ndjerit ishte goditur disa herë me një dru. Dysheku ishte mbuluar me gjak”,-bënë me dije burimet policore.

Menjëherë, Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të Mine dhe Aida Lezit. Pas kësaj, trupi i pajetë i 47-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit “Xhavit Mara”, ku i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Pas krimit të rëndë, dy femrat e familjes u arrestuan nga policia si të akuzuara për vrasjen brenda familjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit