Në prag të finales së madhe të Kampionatit Europian, ndërmjet Anglisë dhe Italisë nuk mund të mungonin incidentet. Sfida u prit me interes të madh nga e gjithë bota, pasi ndeshen dy nga kombëtaret më të mëdha në botë. Kjo ka bërë që edhe në Shqipëri tifozët shqiptarë të nxitojnë për të zënë ato pak vende në sheshin Skënderbej për të parë ekipin tyre të preferuar.
Kujtojmë se që prej nisjes së EURO 2020 është organizuar një "event" në sheshin Skënderbej, ku mbidhen qytetarët dhe shofin ndeshjet. Por, vendet e limituara dhe po ashtu të rezervuara kanë bërë që një grup të rinjësh të përleshën me përgjegjësit/administratorët për shkak se nuk janë lejuar të hyjnë brenda. Në videon që ilustrohet në vijim, të dërguar nga një qytetar pranë redaksisë së JOQ ALBANIA duket qartë sherri i ndodhur në qendër të kryeqytetit.