Del në publik vendimi për shkarkimin e Agim Veliut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.06.2021, 17:50

Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë mbajti mbledhjen e Kryesisë, ku shpalosi edhe tetë kandidaturat e saj për kryetarë të komunave.

Në këtë mbledhje gjithashtu u mor vendim që Agim Veliu të shkarkohet nga kreu i degës së LDK-së në Podujevë.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte thënë se kryetari i deritanishëm i degës në Podujevë, Agim Veliu nuk ka shprehur interesim për të rikandiduar.

E këto deklarata i kishte kundërshtuar vetë Agim Veliu, i cili kishte deklaruar se është kundër këtij vendimi dhe se marrëveshja është bërë pa pëlqimin e tij.

Telegrafi ka siguruar vendimin e Kryesisë së LDK-së, për shkarkimin e Veliut.

Në pikën e pestë të këtij vendimi i cili përmban gabime të shumta drejtshkrimore, thuhet se “Si pjesë riorganizimit të brendshëm, të prezantuar në Platformën e Kryetarit të LDK-së 2021-2023, të miratuar në Këshill të Përgjithshëm merren këta hapa organizativ:

a) të gjitha kompetencat e udhëheqjes së degës së LDK-së në Podujevë, i kalojnë kandidatit të LDK-së. Kandidati udhëheqë me Kryesinë e degës, zyrën e degës dhe bashkërendon aktivitetet me kryetarët e nëndegëve në Komunën e Podujevës;

b) Pas procesit zgjedhor, Kryesia do të nxjerrë një vendim të ri në lidhje me organizimin e degës, në përputhje me Platformën e kryetarit të LDK-së dhe procedurat e parapara statutore”.

Vendimi i kryesisë së LDK-së përplot me gabime drejtshkrimore Lidhur me shkarkimin e Agim Veliut, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri mohoi një gjë të tillë.

Ndryshe LDK ka marrë vendim që Ekrem Hyseni të jetë kandidat i saj për kryetar të Podujevës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit