Mjeku i ekipit të Danimarkës ka konfirmuar që Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së tyre të Euro 2020 me Finlandën, por shkaku i problemit të tij të zemrës mbetet i paqartë. Mesfushori ra në tokë pak para përfundimit të pjesës së parë dhe kishte nevojë për trajtim urgjent CPR për 13 minuta. 29-vjeçari u stabilizua në fushë dhe u dërgua në spital ku iu nënshtrua kontrolleve të mëtejshme. Incidenti ndodhi gjatë minutës së 40-të të ndeshjes. Fillimisht ishte kapiteni i Danimarkës Simon Kjaer, i cili i shkoi në ndihmë shokut të tij dhe i bëri masazh zemre, duke bërë të mundur që Eriksen të mbijetonte derisa mbërritën mjekët dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital. Eriksen e mori veten shpejt dhe pak minuta pasi ndeshja ishte ndërprerë pati një bisedë me shokët ekpit, të cilët i inkurajoi të vazhdonin ndeshjen ndaj Finlandës.
Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania