Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një 25-vjeçar u gjet i pajetë në një rezervuar. Sipas faxweb, Fridman Xhaferri, banues në fshatin Plug, Lushnjë është personi që u gjet i mbytur. Burime bëjnë me dije se personi në fjalë është konstatuar me shenja dhune dhe dyshohet të jetë vrarë diku tjetër e më pas të jetë hedhur në rezervuar. Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë 25-vjeçari ka qenë i dënuar për veprën penale “Shkatërrim prone” e kryer në bashkëpunim dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu për të qëndruar në “arrest shtëpie”. Gjithashtu, raportohet se i riu është përgjegjës për djegien e 3 makinave, incident ky që ndodhi pranë një qendre tregtare në Lushnjë pak kohë më parë.
Foto ilustruese.