Dje, rreth orës 12:00, në qytetin e Suharekës është arrestuar një person pasi kishte rrahur babain e tij.
Sipas raportit të Policisë, viktima ka raportuar se është sulmuar me grushte nga djali i tij.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në Emergjencë, Suharekë dhe është udhëzuar për tretman të mëtejshëm në spitalin rajonal në Prizren.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.