E gjithë bota i ka sytë nga futbolli tani, pas ngjarjes shokuese që ndodhi pak më parë.Kristian Eriksen humbi ndjenjat në mes të fushës ndërsa Danimarka luante përballë Finlandës për ndeshjet e Euro2020. Tifozët anë e mbanë botës janë duke u lutur që Eriksen të bëhet sa më mirë dhe gjithçka t'i kthehet normaliteti. Mes personave që po luten për shëndetin e tij është edhe futbollisti portugez Cristiano Ronaldo.
Në një postim në rrjetet sociale Ronaldo ka shkruar se e gjithë bota po lutet për Eriksen dhe familjen e tij, ndërsa e gjithë bota po pret një lajm të mirë.