E gjithë bota i ka sytë nga futbolli tani, pas ngjarjes shokuese që ndodhi pak më parë. Kristian Eriksen humbi ndjenjat në mes të fushës ndërsa Danimarka luante përballë Finlandës për ndeshjet e Euro2020. Eriksen u largua menjëherë nga fusha me barrelë dhe bëhet me dije se ai i është nënshtruar një masazhi kardiak, pasi humbi ndenjat. Ndërkohë UEFA ka njoftuar se ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës është ndërprerë dhe pritet të fillojë në një moment të dytë.
Ndërsa në disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Eriksen ka qenë i vetëdijshëm kur ka dalë nga fusha. Pritet që në vijim të kemi më shumë informacione në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.