Iu sekuestruan 3 milionë euro pasuri/ Gëzim Sallaku mori para nga kompania panameze e akuzuar për korrupsion

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12.06.2021, 18:32

Dy ditë më parë Policia i sekuestroi pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro biznesmenit Gëzim Sallaku, vëllait të tij Saimir Sallakut dhe një personi tjetër, me të cilin dy vëllezërit kanë lidhje shoqërore, i identifikuar si Rabi Kurti. Sekuestrimi i pronave dhe pasurive ka ardhur pas dyshimeve në lidhje me veprimtari kriminale në fushën e pastrimit të parave. Në sekuestro u vunë gjithashtu edhe dy apartamente në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku; 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, po në emër të shtetasit Gëzim Sallaku si dhe 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 13 automjete të markave të ndryshme.

Ndërkohë të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me këtë aksion. Mësohet se një kompani e regjistruar në Panama ka transferuar gjysmë milionë euro në llogaritë e biznesmenit Gëzim Sallaku. Prokuroria e Durrësit bën me dije se transfertat bankare ndaj Sallakut u urdhëruan nga kompania “CAPRIASCA TRADING SA” nëpërmjet një banke në Zvicër. Rezulton se pronarët e kompanisë panameze (Ezquiel Ruiz Rodriguez dhe Lulian De Muschett), nga e cila Sallaku mori gjysmë milionë euro janë persona të përfshirë në skandale të korrupsionit në Spanjë. Ndërsa nga ana tjetër titullarja e llogarisë bankare prej nga u trasferuan paratë ishte e moshuara Anna Maria Poiatti dhe me këto para do të blihej një vilë në zonën e plazhit në Durrës.

Megjithatë ajo ka mohuar të ketë lidhur kontratë me Gëzim Sallakun për blerjen e ndonjë prone. Sa i përket kompanisë në Panama, Poiatti shprehet se ka depozituar të ardhura përgjatë 40 viteve. Por një prokuror Italian Sandro Raimondi, ka ngritur dyshimet se paratë e trasferuara nga llogaria e Pioattit janë përdorur nga biznesmeni shqiptar për të blerë ‘mall’. Me paratë e kompanisë panameze dhe të tjera, vëllezërit Sallaku kanë ngritur vilat dhe kanë blerë toka me qëllim ngritjen e bizneseve të ndryshme në Shqipëri. Për këtë arysy prokurori Afrim Shehu ka arritur në prfundimin se pasuritë e vëllezërve Sallaku dhe mikut të tyre kanë ardhur si rezultat i veprimtarisë kriminale.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit