Kërkohet heqja e orës policore në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.05.2021, 14:45

Të dielën janë bërë dy javë prej kur Qeveria ka miratuar masat e reja anti-Covid. Atë ditë u shfuqizua vendimi për mbylljen e pjesshme të gastronomisë, mbyllja e qendrave tregtare, fitneseve e shkollave. Por, në fuqi mbeti ora policore. Komunat po kërkojnë që ajo të hiqet, ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë treguar a do të konsiderohet kjo kërkesë. Veçse, sot në mbledhjen e Qeverisë pritet të shqyrtohet propozimi për ndryshim dhe plotësim të vendimit për masa antiCovid.

Të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët dalin pas orës 22:30 (përveç në raste urgjente), gjobiten nga policia për mosrepsektim të masave anti-Covid.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të shtatë ka miratuar vendimin për masat e reja anti-Covid, në mesin e të cilave është edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Komunat e Kosovës, të cilat nuk ishin pajtuar as në kohën kur është marrë ky vendim, po kërkojnë që kufizimi i lëvizjes të hiqet.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Express se duhet të rishikohen masat anti-Covid të cilat janë në fuqi.

“Ora policore nuk ka treguar ndonjë efekt. Por, pasi edhe lakorja është në rënie e sipër dhe komunat kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim duke i mobilizuar shtabet komunale, drejtoritë komunale të shëndetësisë, arsimit dhe inspektorët, ka ardhur koha të rishikohen masat”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai tha se kryetarët e komunave duhet të takohen sërish me ministrin e Shëndetësisë, për të diskutuar rreth situatës aktuale me COVID-19.

Ibrahimi deklaroi se vaksinimi i qytetarëve është kërkesa kryesore e kryetarëve të komunave.

“Ka ardhur koha që të rishikohen masat. Të takohemi përsëri kryetarët me MSH, ku do të diskutohet rreth situatës aktuale dhe çfarë të bëhet në të ardhmen. Koha, temperaturat janë në ngritje e sipër. Ndërkaq vaksinimi i popullatës është kërkesa kryesore e kryetarëve”, ka deklaruar Ibrahimi.

E nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë treguar a do të konsiderohen kërkesat e kryetarëve të komunave.

Po ashtu është pyetur edhe MSh-në për masat anti-Covid, e specifikisht për orën policore, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në seancën e Kuvendit ku u diskutua për menaxhimin e pandemisë, deklaroi se masat, përfshirë edhe orën policore, kanë pasur efekt në uljen e numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19.

Masat e reja anti-Covid janë në fuqi nga data 18 prill.

Qeveria e Kosovës sot pritet të shqyrtojë masat e përgjithshme dhe të veçanta për për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Kjo është një prej pikave që figuron te rendi i ditës për mbledhjen e sotme të Qeverisë, dokument ky i publikuar në media.

“Shqyrtim i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/07 të datës 18.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në pikën 2 të rendit të ditës.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet sot në orën 15:00.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit