Ndërtimi i kampit ushtarak kroat në Kosovë, shqetëson serbët: “Po poshtrohemi, të ndërtojë edhe Rusia një”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.05.2021, 13:15

Paralajmërimi i ministrit të jashtëm kroat Gordan Grlic Radman, për hapjen e një kampi ushtarak kroat në Kosovë ka shqetësuar serbët. Sot pati reagime të ndryshme nga Serbia, nga Vucic, Dacic, e të tjerë, të cilët përveç si kërcënim kërkuan edhe nga Rusia të bëj një gjë të tillë në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhëdhënie të mira dhe korrekte me të gjithë në rajon dhe veprimet nga Kroacia, mirëpo ndëertimi i kampit në Kosovë është mungesë respekti ndaj tyre.

Vucic tha se ka kuptuar mesazhin nga Kroacia lidhur me vendimin për ndërtimin e një kampi ushtarak në Kosovë.

“Pse dikush ka nevojë të mburret dhe të marrë pjesë në një mënyrë të tillë. Ata mund të kishin refuzuar KFOR-in, por ata qëllimisht morën një vendim të tillë në mënyrë që të poshtëronin më tej Serbinë. Ne e morëm mesazhin dhe e kuptuam,” tha Vucic.

Ndaj këtij paralajmërimi ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, duke thënë se siguria në rajon do të rritet nëse edhe Rusia krijon një kamp ushtarak në Kosovë.

“Kroacia pretendon të hap një kamp ushtarak në Kosovë për shkak të sigurisë më të madhe. Kjo nuk e rrit sigurinë, por cenon stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha Dacic.

E ndaj këtij paralajmërimi ka reaguar edhe Igor Simicit nga Lista Serbe paraqet rrezik për komunitetin serb në vend, shkruan Gazeta Metro.

Simic ka thënë se ndihen të rrezikuar dhe sipas tij ky do të jetë kërcënimi më direkt i paqes dhe shkelje e rezoluës 1244.

“Njoftimi për hapjen e bazës ushtarake e bën popullin serb të ndjehet më i kërcënuar sesa ishte dy ditë më parë. Ky është kërcënim të drejtpërdrejtë të paqes, ndër të tjera sepse kishte të bënte me ardhjen e forcave të cilat i pësoi populli serb”, ka thënë Simic për mediat serbe.

Kujtojmë, që Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman tha se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën edhe në aspektin e mbrojtjes. Ky shtet pritet të ndërtojë bazë ushtarake në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri kroat në takim me Gërvallën, i cili tha se ky projekt synon të rris sigurinë në rajon.

“Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”, tha Grlic Radman.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit