Është zhvilluar sot seanca gjyqësore lidhur me pronësinë e "Kopshtit Botanik" që me anë të një VKM-je të ndërmarrë në vitin 2019, planifikohej t’i kalonte Bashkisë së Tiranës. Mësohet se ditën e sotme është vendosur që kjo VKM të rrëzohet për të dytën herë dhe kopështi Botanik t’i kalojë Universitetit të Tiranës, përkatësisht Univeritetit të Shkencave, ku edhe studiojnë studentët e Biologjisë.
Kjo betëje ligjore po zhvillohej prej një viti nga anëtarë të Fakultetit të Shkencave. Në shumicën e rasteve, ka pasur shtyrje të vazhdueshme të seancave gjyqësore pasi pala e bashkisë apo e ministrisë, nuk kanë qenë prezente.