I dehur tapë/ 55-vjeçari merr kallashin dhe terrorizon banorët e Këlcyrës, donte të vriste një person

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.05.2021, 08:59

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi me një kallash në dorë ka terrorizuar banorët e Këlcyrës dhe është nisur të vrasë një person. Policia njofton se shttasi, S. A., në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me A. S., ka shkuar në banesë ku ka marrë një armë zjarri dhe është drejtuar për në banesën e A. S. Menjëherë policia ka ndërhyrë duke e kapur në flagrancë ndërsa mësohet se ai ka qëlluar disa herë në ajër duke terrorizuar banorët. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi S. A. iu ka drejtuar punonjësve të Policisë, armën të cilën e kishte me fishekë në fole gati për qitje. Por fatmirësisht nuk ka arritur të qëllojë dhe është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Neutralizohet dhe prangoset 55-vjeçari, i cili me armë në dorë e fishek në fole gati për qitje ishte nisur drejt banesës së një shtetasi me të cilin ishte konfliktuar më parë për motive të dobëta.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 55-vjeçari iu ka drejtuar armën punonjësve të Policisë, por falë ndërhyrjes profesionale është neutralizuar dhe prangosur.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe krehra me fishekë luftarak.

Në qytetin e Këlcyrës, shtetasi S. A., në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. S., ka shkuar në banesë ku ka marrë një armë zjarri dhe është drejtuar për në banesën e shtetasit A. S.

Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po qarkullonte me armë dhe mund të përfshihej në ngjarje kriminale, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të territorit dhe si rezultat, në afërsi të qendrës së qytetit Këlcyrë, kanë konstatuar shtetasin S. A., i cili lëvizte më një armë zjarri kallashnikov me vete.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi S. A. iu ka drejtuar punonjësve të Policisë, armën të cilën e kishte me fishekë në fole gati për qitje. Falë profesionalizmit të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit