Mediat britanike kanë publikuar një video ku një rimorkiator francez u përplas qëllimisht me një anije britanike patrullimi mëngjesin e së enjtes në ishullin e Xhersit. Anija britanike “Jonathan Ruff” mori një goditje nga francezja “Lasgot”, e cila kishte dalë në det për të zmbrapsur ato që i konsideron si “pushtues”. Siç shihet edhe nga pamjet, “Lasgot” shton shpejtësinë dhe përplaset me anijen britanike duke i shkaktuar dhe disa dëme materiale. Kujtojmë se Londra nisi më herët dy anije patrullimi drejt ishullit të Xhersit për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me peshkimin në ujërat përreth tij.
Ministrja franceze e çështjeve detare deklaroi se vendi i saj do të hakmerrej duke i ndërprerë furnizimin me energji elektrike Xhersit, pasi Britania e Madhe i vendosi kushte të reja marrëveshjes së peshkimit për hyrje në ujërat e saj. Megjithatë vetëm pas orës 13:00 anijet franceze filluan të tërhiqeshin nga Xhersi duke shuar kështu konfliktet e mundshme.
Burimi: The Sun |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania