Një aksient i rëndë është regjistruar pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit. Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se një drejtues taksie ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me bordurën. Për pasojë ai ka mbetur i plagosur dhe siç duket nga pamjet kanë qenë disa qytetarë që i kanë shkuar në ndihmë dhe e kanë nxjerrë nga xhami i përparmë i makinës. Ende nuk ka detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagorurit.