JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bill Gates do divorcohet/ Plas gallata në rrjet, të gjithë kërkojnë një takim me të
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/05/2021 13:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bill dhe Melinda Gates kanë njoftuar se do të ndahen pas 27 vitesh martesë. Çifti publikoi ​​një deklaratë të përbashkët në mediat sociale dhe kaq duhej që të gjithë të merreshin me këtë lajm i cili është më i përfoluri i momentit. Por ka edhe nga ata njerëz që nuk humbën kohë dhe kanë nisur përpjekjet për të hyrë në imboxin e bashkëthemeluesit të Microsoft me shpresën për t'u bërë Zonja Gates. Përdoruesit në Twitter kanë postuar deklaratën e Bill dhe i kanë ofruar atij takime sa herë që ai është gati.

Bill tha se ai është krenar për atë që ai dhe Melinda kanë arritur për gati tre dekada por pranon se ata nuk mund të vazhdojnë në fazën tjetër të jetës së tyre si çift. Në deklaratën e tyre të përbashkët për Twitter, miliarderi i teknologjisë shkruajti:

Pas një mendimi të madh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t'i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t'i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë.

Burimi:ladbible Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA