Një person ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë tentuar t’ia rrëmbenin djalin e tij 11-vjeçar.
Rasti kishte ndodhur në hyrjen e banesës së tij, në rrugën “Blerim Zuqaku” në Vushtrri.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rasti është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.