JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U rrokullis me traktor, vdes një person në Mitrovicë
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04/05/2021 9:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person ka vdekur si pasojë e një vetëaksidenti në Mitrovicë.

Viktima derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Fsh. Vërrnicë, Mitrovicë 03.05.2021-15:40. Ka ndodhur një (vet)aksident në të cilin ka qenë përfshirë një traktor. Drejtuesi mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.