JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shtëpi luksoze dhe avionë privatë/ Divorci i Bill Gates nga gruaja, si do ndahen pasuritë?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/05/2021 7:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Divorci i Bill dhe Melinda Gates do të jetë ndarja më "e shtrenjtë", pas divorcit të Jeff Bezos dhe gruas së tij MacKenzie. Çifti Gates zotërojnë një pasuri rreth 130 miliardë dollarë, duke i bërë ata njerëzit e katërt më të pasur në botë, pas Bezos, Elon Musk dhe pronarit francez të mallrave luksoze Bernard Arnault. Kur divorci i Bezos u finalizua në 2019, Jeff mbajti 75 përqind të aksioneve të tyre të përbashkëta në Amazon, atëherë me vlerë 144 miliardë dollarë, duke e lënë MacKenzie me një të katërtën me vlerë 35.8 miliardë dollarë.

Mirëpo pasuria e çiftit Gates përfshin shtëpi në pesë shtete, 'një flotë' makinash duke përfshirë këtu një Porsche të rrallë prej 2 milion dollarësh, një koleksion arti që vlen 30 milion dollarë dhe një seri avionësh privatë. Bill dhe Melinda tashmë janë zotuar ta dhurojnë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre para se të vdesin. Tre fëmijët e tyre do të marrin nga vetëm 10 milion dollarë, një pjesë jo shumë e madhe e pasurisë së tyre.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA