JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Policia mësyn brenda në xhami/ Shpërndan me gaz lotsjellës besimtarët që po faleshin
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04/05/2021 0:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia turke ka shpërndarë një grup anëtarësh të fondacionit Islam, të cilët ishin duke u lutur në një xhami në provincën juglindore të Gaziantep. Sipas mediave të huaja, anëtarët e Fondacionit Furkan i cili është kritik ndaj Partisë në Drejtësi dhe Zhvillim, po luteshin në xhami kur mbërriti policia dhe i shpërndau duke përdorur gaz lotsjellës. Ndërkohë, fondacioni tha se ata ishin duke respektuar masat anti-covid, duke vendosur maskat e tyre dhe duke ruajtur distancën. Vlen të thuhet se fondacioni Furkan ka qenë nën presionin e qeverisë për vite, për shkak të deklaratave kritike.

Burimi: www.duvarenglish.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA