JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për larje “hesapesh”
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03/05/2021 23:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e kësaj së hëne, rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë në afërsi të rrugës “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, kurse nuk raportohet për të lënduar.

“Menjëherë pas marrjës së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar”.

“Aktualisht po vijon puna policore për identifikim e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Dyshohet se dy protagonistët e ngjarjes kishin probleme edhe më parë me njëri tjetrin.