JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Motra binjake ishte ndarë/ Gruaja i kërkon të dashurit që ai të kryejë marrëdhënie s*ksuale me të
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03/05/2021 22:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë e ka gjetur veten në një situatë shumë të çuditshme, pasi e dashura e tij i ka kërkuar që të kryente marrëdhënie seksuale me motrën e saj binjake për shkak se kjo e fundit ishte ndarë nga i dashuri i saj dhe ishte tepër e lënduar.

Por, për ta “zgjidhur” këtë problem, burri iu drejtua një faqeje në internet që persona të ndryshëm komunikojnë për çdo gjë. Ai i tha përdoruesve të asaj platforme problemin e tij, por edhe pse komentuesit i thanë se gjëja që i ka kërkuar e dashura e tij tingëllon keq, ai u tha se kërkon ndihmë për udhëzime se si mund të trajtohet më mirë situata.

Ai gjithashtu shtoi se motra binjake e së dashurës së tij kohët e fundit ishte ndarë nga partneri dhe ishte lënduar jashtëzakonisht shumë, ndërsa ndarja e kunatës “goditi” edhe marrëdhënien e tij me të dashurën.

Ai shkroi:

E dashura ime gjithmonë shqetësohet për të dhe përpiqet ta ndihmojë pak, por do të gënjeja nëse do të thoja se nuk më dukej e bezdisshme sepse filloi të ndikonte në marrëdhënien tonë. Kur më kërkoi që të kryeja marrëdhënie seksuale me motrën e saj në fillim mendova se po bënte shaka ose më zuri gjumi dhe po ëndërroja se po luaja në një prej atyre filmave p*rnografik me binjake. Fatkeqësisht ajo nuk po bënte shaka dhe unë isha zgjuar plotësisht. Ajo me siguri e kuptoi nga fytyra ime që nuk doja dhe u habita dhe më pas po mundohej ta “zbuste”.

Burimi: www.ladbible.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA