JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bashkia Tiranë jep 170 milionë tender pa konkurrencë për semaforët
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03/05/2021 21:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tenderat vazhdojnë të pandalur misionin e tyre “fisnik” për të shpërndarë para nga buxheti i shtetit drejt e në duart e kompanive të ndryshme. Një pjesë e madhe e këtyre tenderave siç dihet, janë të dyshimtë për një sërë arsyesh. Njëra prej tyre është padyshim edhe mungesa e konkurrencës. Në këtë rast kemi të bëjmë me momentin kur në procedurën e prokurimet merr pjesë vetëm një kompani, pra kemi mungesë totale të konkurrencës. Ky rast njihet si tepër flagrant në praktikën ndërkombëtare të tenderave, pasi nxit dyshime të arsyeshme se fituesi ka qenë i paracaktuar.

Një rast i tillë duket se është edhe ky që do t’ju paraqesim ditën e sotme. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-90941-03-24-2021 organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë. Ky i fundit është një institucion që varet direkt nga Bashkia Tiranë. Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 13,957,800 lekë të reja pa TVSH.

Vihet re se ka marrë pjesë vetëm një kompani, përkatësisht I.D.K – KONSTRUKSION në pronësi të Barjam Dalipaj. Kjo e fundit ka ofruar vlerën 13,905,000 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 170 milionë lekë të vjetra nëse përfshijmë edhe vlerën e TVSH-së. Duke qenë pjesëmarrësja e vetme në garë, natyrisht është shpallur edhe fituese. Mirëpo përveç faktit që kjo kompani nuk ka patur rivalë në këtë tender, vihet re se shifra fituese është shumë pranë me fondin limit.

Kjo vlerë sipas llogaritjeve del sa 99.62%. Kjo është një përqindje mjaft e dyshimtë që ngjall dyshime të forta për paracaktimin e fituesit. Nga ana tjetër nëse shikojmë të dhënat historike të kësaj kompanie, vihet re se në vetëm 7 vitet e fundit ka përfituar një shifër jo të vogël prej rreth 10 milionë euro nga institucionet shqiptare.