JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dibër/ Vrau me thikë vëllain më të vogël, gjykata merr vendimin për 26-vjeçarin Florian Tonuzi
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 03/05/2021 17:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë tronditi Dibrën pak ditë më parë, ku një 26 vjeçar i quajtur Florian Tonuzi 'eliminoi’ me mjet prerës vëllain e tij 23-vjeçar Bernard Tonuzin. Ditën e sotme 26-vjeçari ka dalë para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë, nga ku gjyaktësit kanë vendosur ta lënë në burg. E vetmja gjë që deklaroi ai para trupës gjykuese, ishe fakti se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja e rëndë. Kujtojmë se mbrëmjen e 29 prillit vëllezërit Tonuzi po ktheheshin në banesë pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit, kur Floriani goditi me mjet prerës thikë vëllain e tij të vogël. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Të nesërmen Floriani u arrestua nga policia pranë shtëpisë së tij, i cili ishte afruar para se i vëllai të përcillej për në banesën e fundit.