Ky popull më parë zgjedh vdekjen sesa të heqë dorë nga mishi!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.05.2021, 15:31

Shumica e britanikëve më mirë të kishin 10 vite minus nga jeta e tyre sesa të hiqnin dorë nga mishi. Krahasuar me vitin 2010, veganizmi dhe dietat alternative janë popullarizuar si kurrë më parë. Si çështje e aktivizmit personal kundër ngrënies të qenieve të gjalla po ashtu edhe vargut në rritje të opsioneve që kanë në dispozicion në supermarkete të Mbretërisë së Bashkuar, ushqimet me bazë bimore.

Sidoqoftë, mishi është ende jashtëzakonisht popullor, aq shumë sa, dy e treta e popullatës në Mbretërinë e Bashkuar preferojnë të ulin jetëgjatësinë e tyre sesa të zhdukin mishin nga dietat e tyre. Një sondazh i OnePoll i zhvilluar nga No Meat May u bëri 2,000 Britanikëve një numër pyetjesh në lidhje me veganizmin, vegjetarianizmin dhe konsumin e mishit. Sipas rezultateve, 67% e të anketuarve preferojnë të jetojnë pesë deri në 10 vjet më pak në vend që të heqin dorë nga mishi, raporton Metro.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se 51% e të anketuarve mendojnë se dietat me më shumë mish janë 'mashkullore', ndërsa dietat vegane (36%) dhe vegjetariane (35%) janë më 'femërore'. Nga burrat, 30% thanë që njerëzit janë të destinuar të hanë mish, krahasuar me 22% të grave. Nëse heqja dorë nga mishi ndihmonte performancën e tyre seksuale, 18% e burrave do hiqnin dorë, ndërsa 35% thanë se do ta ndalonin konsumimin e mishit nëse shëndeti i tyre i përgjithshëm përmirësohej.

Burimi: UNILAD | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit