Kërkon dorëheqjen e Bashës, dalin fotot! Fatbardh Kadilli ish-drejtues i MJAFT dhe mbështetës i Veliajt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.05.2021, 15:37

Zgjedhjet e 25 prillit u mbyllën me fitoren e Partisë Socialiste e cila arriti të merrte mandatin e tretë radhazi, kur përballë këtë vit kishte Partinë Demokratike e cila kërkonte ndryshimin bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por rezultati i zgjedhjeve nuk u prit mirë nga demokratët dhe anëtarët e kryesisë së saj. I pari që reagoi në lidhje me këtë rezultati ishte Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD. Kadilli përveçse kërkoi dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit të partisë, të cilin e fajësoi për rezultatin e zgjedhjeve, shpalli edhe kandidaturën për kryetar të PD.

Por emri i Fatbardh Kadillit nuk është aq i panjohur në politikën shqiptare... Në disa foto të publikuara së fundmi... bëhet me dije anëtarësia e tij në MJAFT dhe lidhjet me Erion Veliaj, i cili po ashtu ka qenë pjesë e kësaj lëvizje të financuar nga SOROS. Fushata e MJAFT nisi veprimtarinë e saj më 15 mars 2003 dhe qëllimi kryesore i kësaj fushate ishte asgjesimi i apatisë qytetare dhe ndjellja e shpirtit të protestës tek njerzit. Kadilli ka qenë një prej drejtuesve të bordit të MJAFT-it, i cili më pas është impostuar dhe shkoi në PD për KOP-in (Komiteti i Orjentimit të Politikave) një strukturë që ngriti Sali Berisha në vitin 2004, së bashku me Lulzim Bashën. Pas kësaj Kadilli u bë këshilltar i Berishës dhe kanditat për deputet e deputet në vitin 2009. Por Kadilli u zhduk nga skena politike si i zgjedhur, dhe bëhet sekretar i Burimeve Njerëzore, me Lulzim Bashën; mbështetës i tij deri në vitin 2017.

Kadilli vendosi të bashkohej me Rilindjen e Ramës për të qendruar në pushtet duke marrë benefite edhe pse në opozitë. Ai papritur fillon të flasë kundër Bashës në daljet e tij publike. Në këtë mënyrë kuptohet qartë edhe fakti se përse Kadilli kërkon me patjetër dorëheqjen e Bashës nga kreu i Partisë Demokratike.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit