Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku një makinë përplasi për vdekje një këmbësor. Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha”. Drejtuesi i automjetit me iniciale E. K., 22 vjeç, ka përplasur këmbësorin H. A., rreth 60 vjeç dhe për pasojë ka ndëruar jetë në vend. Drejtuesi i mjetit E. K. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Në lidhje me këtë aksident ka shkruar edhe një ndjekës i yni, i cili bën me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në derën e shtëpisë së të ndjerit. Ai po kthehej nga puna dhe po kalonte rrugën për t'u futur në shtëpi.
Mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë: