Familja e Lionel Messi thuhet se ka blerë një apartament të mobiluar me katër dhoma gjumi, katër banjo dhe pamje nga deti në një ndërtesë unike Sunny Isles Beach pranë qendrës së Miamit. Kapiteni i Barcelonës nuk ka përjashtuar lëvizjen në Shtetet e Bashkuara në një moment në të ardhmen kur ai të vendosë të largohet nga Evropa. Sipas një webfaqe biznesi të pasurive të paluajtshme The Real Deal, ndërtesa e lartpërmendur përmban dhoma me pamje 360 gradë, 511 metra katrorë hapësirë të brendshme dhe 195 metra katrorë hapësirë tarracë dhe për këtë Messi ka paguar 7.3 milion euro.
Ndërkohë, apartamenti ka gjashtë pishina, një banjë spanjolle, kabana, një qendër fitnesi, studio yoga, shtëpi për lojëra për fëmijët, kuzhinë dhe një bar dhe bodrum vere. Siç raportohet nga The Real Deal, dy vjet më parë Messi gjithashtu bleu një apartament në Porsche Design Tower, një ndërtesë 60-katëshe në Miami Beach, në këmbim të pesë milion dollarëve.
Burimi:marca Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA