I jepen 800 Milionë Lekë nga taksat e shqiptarëve oligarkut Janis Karathanos

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.04.2021, 21:59

Janis Karathanos nuk merr vetëm koncesione, tendera-qoka ditore (siç e trajtuam në artikullin tonë të fundit), por këtë radhë ka përfituar jo pak por mbi 800 Milionë Lekë nga Qendra e Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, institucion që po i derdh paratë publike lumë në kohë fushate për oligarkët e shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një procedurë me Marrëveshje Kuadër, ku konkurrues ka qenë vetëm Pegasus dhe kompania që po përdoret si karrem në mënyrë më të shpeshtë seç duhet në tenderimet publike, “Gen – Alb” SHPK e Mareglen Kocias dhe Albano Begos. Kjo kompani, edhe në këtë tender ka marrë pjesë fiktivisht sepse nuk ka dhënë ofertë ekonomike, duke e shpallur automatikisht fituese PEGASUS.

Tenderi em objekt “Blerje kite reagente, serume AB0 dhe reagentë/aksesorë të tjerë të nevojshëm për QKTGj e ndarë në 4 lote: Loti Nr.1 – “Reagentë dhe aksesorë të nevojshëm për testimin në laboratorin e agjentëve infektivë” i është futur komapnisë së Karathanosit të koncesionit 10 Miliardësh të laboratorëve në xhep.

Një vlerë e madhe nga paratë e Buxhetit të Shtetit për oligarkët e shëndetësisë, të cilat nuk ka guximin t’i hetojë asnjë institucion përgjegjës, sidomos në kohë fushate. Gjëja e vetme që i ka mbetur popullit shqiptar indiferent kur sheh se paratë e taksave të tyre i jepen një grushti të ngushtë personazh me lidhje qeveritare, është të vazhdojë të qëndrojë i pashqetësuar pas çdo skandali të fushës së tenderave që bëhet publik.


Beqaj i dha 10 MLD nga lekët e shqiptarëve, Manastirliu i fut Janis Karathanos “qoka” 11 MLN në xhep

Kompania “Pegasus” e koncesionit të laboratorëve vazhdon të gllabërojë para publike, 11 mld lekë në 4 vite

Oligarkët nuk ngopen me paratë e shqiptarëve! +707 MILIONË kompanive të koncesioneve të Shëndetësisë

“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit