Kapiteni i Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang ka zbuluar se ndodhet në spital për shkak të malarias. Ylli i Gunners postoi një fotografi në llogarinë e tij të “Instagram”, pak para ndeshjes së Ligës së Evropës me Slavia Prague, duke treguar arsyen se përse ai ka munguar. Aubameyang shpjegoi se ai kishte marrë sëmundjen, ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Gabon në fund të marsit. Ai paraqiti humbjen 3-0 ndaj Liverpool në Premier League në fillim të prillit dhe ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League kundër Slavia Prague, por filloi të ndihej keq për shkak të simptomave të malarias.
“Hej djema, faleminderit për të gjitha mesazhet dhe thirrjet. Për fat të keq unë mora malarian, ndërsa isha në detyrë të ekipit kombëtar në Gabon disa javë më parë. Kam kaluar disa ditë në spital këtë javë, por tashmë ndihem shumë më mirë, falë mjekëve të shkëlqyeshëm që zbuluan dhe mjekuan virusin kaq shpejt. Nuk isha mirë dy javët e fundit, por do të kthehem më i fortë se kurrë së shpejti!”,- shkroi ai në “Instagram”.
Burimi: www.bbc.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA