Krijuesi misterioz i Bitcoin, Satoshi Nakamoto vlen 44 miliardë paund

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2021, 14:01

Personi që shpiku Bitcoin, i njohur vetëm si Satoshi Nakamoto, është ndoshta një nga njerëzit më të pasur në botë tani, me një pasuri që vlerësohet rreth 44 miliardë £. Problemi i vetëm është, se askush nuk e di kush është Satoshi Nakamoto, nëse personi që shpiku Bitcoin është ende gjallë apo nëse ka ekzistuar ndonjëherë. Në një kohë që vlera e kriptomonedhës rritet çdo ditë e më shumë të gjithë duan të dinë se kush është krijuesi i saj që do ta bënte atë personin e 19 më të pasur në të gjithë planetin. Bitcoin është rritur në vlerë me 900 përqind gjatë vitit të kaluar.

Kushdo që është Satoshi Nakamoto, ai zotëron rreth pesë përqind të Bitcoin-it në botë me vlerë 44 miliardë paund. Kjo është një shumë e madhe parash që duhet të ketë një person anonim. Bitcoin u krijua në 2009 dhe u bë monedha e parë e decentralizuar në botë. Sa i përket Nakamoto, disa besojnë se është një emër i koduar për grupin e njerëzve që dolën me idenë, ndërsa të tjerët besojnë se e gjitha ishte puna e një njeriu. E vetmja gjë që është e sigurt është se shumica e njerëzve nuk kanë absolutisht asnjë ide se kush është Satoshi Nakamoto. Për shkak se vlera e Bitcoin është rritur pa masë, numri i njerëzve që përpiqen të mashtrojnë njerëzit nga paratë e tyre ndërsa përpiqen të marrin një fitim është rritur në mënyrë drastike.

Burimi:ladbible Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit