Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e efektivit të policisë në Berat mbrëmjen e sotme. Mësohe se ai është Elton Boduri, 24 vjeç. Boduri është plagosur në këmbë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen "Donika Kastrioti". Shkak është bërë një konflikt mes dy familjeve fqinje me njëra-tjetrën dhe dushohet se polici është plagosur teksa ka ndërhyrë për t'i ndarë. Ende nuk është specifikuar se nga ka ardhur saktësisht krisma.