Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa kurioziteti për të ditur se kë forcë politike mbështesin motrat Vjollca është shuar. E ndërsa janë ‘konkurrente’ në profesion, sipas census-it të vitit 2013, Marina dhe Luana anë edhe bindje të ndryshme partiake.
Sipas Databases-it, mësohet se Marina rezulton votuese e LSI-së, ndërsa Luana votuese e PS- së. Motrat Vjollca, të cilat prej vitesh drejtojnë emisionet përkatëse, primetime në dy nga televizionet kryesore, nuk dihet nëse kanë ndryshuar këtë vit preferenca, por ajo që bëhet me dije është se deri tani kanë qenë kundërshtare në politikë.