Dy vëllezërit vranë komshiun për një tub uji/ Detaje nga krimi në Dibër: Merren në mbrojtje dy familjet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2021, 10:32

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Dibër, ku një 50-vjeçar u vra me armë zjarri nga dy vëllezër pas një konflikti për pronën. Viktimë mbeti Xhetan Konesha i cili ka ndërruar jetë në spital pasi nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar njërin prej vëllezërve Mera, ndërsa vëllai tjetër Altin Mera 42-vjeç vijon të mbetet në kërkim. Familjarët e familjes Konesha kanë treguar se prej kohësh dy familjet ishin në konflikt mes tyre, ndërsa para pak kohësh Konesha ka dhunuar Altin Merën në lokalin e fshatit.

Por konflikti i tyre që përfundoi me vrasjen e Koneshës e kishte zanafillën te një tubacion ujë që ky i fundit e kishte rregulluar një vit më parë. Sipas "Panorama", ai montoi një tubacion nga burimi deri në shtëpi, por kjo e kishte shqetësuar familjen Mera, e cila pretendonte se burimi nuk ishte pronë e Koneshës. Xhetan Konesha ishte kthyer disa ditë më parë nga Greqia. Familjarët i kishin thënë se tubacionin e ujit e kishin dëmtuar vëllezërit Mera. Kjo e kishte shqetësuar Xhetanin. Ai kishte dërguar të afërm në familjen Mera dhe u kërkonte ta rikthenin tubin e ujit në gjendjen e mëparshme, ndryshe do të kishin probleme. Ndërsa dje në mëngjes kur Konesha kur po lëvizte nga banesa e tij drejt fshatit u përball me vëllezërit Mera.

Në fillim ata kanë debatuar e më pas janë përplasur dhe fizikisht, por sherri mes tyre ka agravuar dhe njëri nga vëllezërit ka qëlluar disa herë me automatik mbi Xhetanin. Pas krimit, dy vëllezërit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë banorët e Luznisë pasi kanë dëgjuar krismat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ata kanë arritur ta dërgojnë në spital por Konesha nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Pas arrestimit të njërit prej autorëve policia ka marrë në mbrojtje dy familjet e përfshira në konflikt të mëhershëm për ujin dhe tokën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit