Avokati i Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë, Rezeart Tupi, përmes një prononcimi për media ka folur në lidhje me pezullimin e punës nga ana e klientëve të tij. Tupi tha se punonjësit e “Alb Control” janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të arrijnë një marrëveshje me qeverinë në orët në vazhdim.
Ndërkohë, kur u pyet për pagat e kontrollorëve dhe akuzave të ministres Balluku se kanë pezulluar punën për shkak se u është ulur paga në 2400 dollarë në muaj, avokati bëri me dije se paga e një kontrollori drejtues është rreth 190 mijë lekë të reja ndërsa paga e një kontrollori monitorues është diku më pak.
Më konkretisht, ai është shprehur se: