Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fier, ku babai ka shtypur me zetor në oborrin e banesës vajzën e tij 3 vjeçare. Mësohet se vajza e mitur është dërguar me urgjencë për në spital nën mbikqyrjen e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, në oborrin e banesës së vet, shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.