Para pak javësh u njoftua se mjeku Pëllumb Pipero u infektua me Covid-19 pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer. Ndërkohë gjatës ditës së sotme është bërë me dije se drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër Arjanit Muho dhe financierja Klodiana Qirushi janë infektuar me COVID, pak ditë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Sipas "ReportTv" Qirushi është infektuar 1 ditë pasi mori vaksinën, ndërsa Muho pas 4 ditësh. Ky është rasti i dytë në Shqipëri kur një person është infektohet me virus, pas marrjes së vaksinës. Në rast se Muho dhe Qirushi nuk do të jenë të negativizuar, ato nuk do duhet marrin dozën e dytë të vaksinës, por duhet ta shtyjnë për një moment të dytë.