Policia e Portit të Messinës në Siçili ka sekuestruar 30 kilogramë marijuanë, që dy persona kanë tentuar që t’i transportojnë me ambulancë. Oficerët e policisë vendosën të kontrollojnë ambulancën, për shkak se qentë e tyre filluan të nuhasnin erën e 'mallit'. Pas kontrollit, policia gjeti në auto-ambulancë 50 pako me 30 kilogramë drogë, ndërsa dy persona u arrestuan. Sipas policisë, nëse malli do të arrinte të shitej në treg, do të kapte vlerën e 300 mijë eurove.
Burimi: today.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania