I habit të gjithë! Kirurgu paraqitet në seancën gjyqësore në ‘Zoom’ duke operuar një pacient

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2021, 19:07

Një kirurg plastik kalifornian i ka habitur të gjithë pasi ndoqi një seancë gjyqësore virtuale ndërsa operonte një pacient. Dr Scott Green raportohet se u paraqit për konferencën video e cila kishte të bënte me një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa ishte në një dhomë operacioni dhe kishte veshur veshje kirurgjikale. Një nëpunës i sallës së gjyqit e pyeti Dr Green:

A jeni në dispozicion për gjykim? Duket sikur ju jeni në një sallë operacioni.

Mjeku konfirmoi se ai ishte në mes të operacionit, por nxiti gjykatën të vazhdojë. Dr Green u duk se vazhdonte të punonte me kokën ulur ndërsa priste të fillonte gjyqi i së enjtes. Por kur gjykatësi hyri në dhomë, ai tha se hezitonte të vazhdonte lidhur me shqetësimet për mirëqenien e pacientit. Mjeku i hodhi poshtë këto shqetësime, duke u përgjigjur:

Unë kam një tjetër kirurg këtu që po bën operacionin me mua, kështu që unë mund të qëndroj këtu dhe t'i lejoj ata të bëjnë edhe operacionin.

Por gjyqtari vendosi të shtyjë seancën sepse nuk ishte e përshtatshme të zhvillohej një gjykim në këto rrethana – duke i thënë Dr Green se më mirë të vendoste një datë të re. Bordi Mjekësor i Kalifornisë thotë se po shikon incidentin dhe pret që kirurgët të ndjekin standardin e kujdesit kur trajtojnë pacientët e tyre.

Burimi:skynews. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit