Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën, dhe 4 persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë nisur me urgjencë për në spital dhe dyshimet e para janë se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Nga pamjet e siguruara nga JOQ ALBANIA duket se përplasja ka qenë e fortë pasi një mjet tip "Benz" është ndarë në dysh, ndërsa të plagosurit shtrihen në rrugë.