Tragjedi në Itali! Po ngjitej në mal me shokët, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2021, 11:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në malin Marmagna, midis Pontremolit dhe Filatierës, në Itali. Mësohet se Marinel Senka, një djalë 18-vjeçar me origjinë shqiptare por një banor prej kohësh në Pontremoli, ku ai punonte, ka humbur jetën teksa ngjitej në mal. Mëngjesin e djeshëm i riu, së bashku me disa miq, u larguan nga Pontremoli për të ngjitur malin Marmagna. Me sa duket qëllimi ishte të ngjiteshin në livadhet Logarghena, megjithëse disa thonë se ata kaluan përmes Bosco del Corniglio, në Emilia. Por prezenca e madhe e dëborës dhe pjerrtësia e lartë e kanë vështirësuar edhe më shumë udhëtimin e të rinjve. Dy miqtë e shqiptarit njoftuan grupet e shpëtimit, pasi kishin humbur kontaktet me 18-vjeçarin Senka i cili u gjet i pajetë pasi kishte rënë nga lartësia e grykës. Mediat italiane raportojnë se Marinel Senka dhe dy miqtë e tij kanë punuar në një kompani ndërtimi që kishte funksionuar për ca kohë në Lunigiana. Është ende e pamundur të thuhet nëse ata ishin të pajisur apo jo për të ngjitur një majë të malit në dimër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit