Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda një nga të miturit që mbeti i plagosur ditën e djeshme në Sukth. Mësohet se nuk i ka mbijetuar dot plagëve një 16-vjeçar. Ndërkohë bëhet me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç. Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.