Vajza sekrete e Vladimir Putin ka bërë follow në Instagram, kundërshtarin politik të babait të saj, Alexei Navalny. Elizaveta, e cila numëron mbi 91,000 ndjekës në Instagram, u pa teksa ndiqte një video të shpërndarë nga lideri i burgosur i opozitës, ku ai ekspozoi 'korrupsionin' e Putinit.
Ajo është ende duke ndjekur Navalny në platformën e mediave sociale pavarësisht se kritiku i shquar i Putin u burgos, gjë që shkaktoi protesta masive në Rusi këtë fundjavë. Kujtojmë se lideri i opozitës e ka akuzuar Putin, se ai ka dashur ta vrasë. Këtë e lidh me helmimin që ai pësoi disa muaj më parë.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA