Një nënë ka pranuar se ka vrarë djalin e saj me aftësi të kufizuara duke besuar se ajo ishte 'Jezusi i dytë' që duhej të 'sakrifikonte fëmijën e saj'. Olga Freeman, 40 vjeç, vuri një sfungjer në gojën e 10-vjeçarit Dylan dhe e la të vdiste pranë lodrave të tij në dhomën e gjumit të banesës në Londrën perëndimore. Dylan vuante nga Sindroma Cohen, një çrregullim gjenetik i karakterizuar nga vonesa e zhvillimit, duke përfshirë aftësinë e kufizuar, madhësinë e vogël të kokës, muskujt e dobët dhe dëmtimin e shikimit. Javën përpara vrasjes, ajo kishte folur për shpëtimin e botës dhe të qenit Mesia, duke thënë me zë:
Dylan kishte ndjekur një shkollë speciale pesë ditë në javë, por gjatë bllokimit të parë nga Covid-19, vitin e kaluar ai nuk ishte në gjendje të shkonte në shkollë. Ditën e sotme u zhvillua një seancë dëgjimore virtuale në Old Bailey, shtetasja ruse Freeman mohoi vrasjen e djalit të saj por pranoi vrasjen si shkak i pakujdesisë së saj. Ndërkohë sipas avokates së Freeman, klientja e saj vuante nga një sëmundje depresive dhe ky ishte shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.
Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA