Pas uljes së madhe të temperaturave para pak ditësh në vendin tonë janë rikthyer përsëri reshjet e dendrua të shiut të cilat kanë shkaktuar edhe përmbytje dhe dëmtime të rrugëve dhe tokave bujqësore. Së fundmi për shkak të reshjeve të dendura është rrëzuar sërish rruga e fshatit Zhulat, duke lënë 80 familje në izolim total. Rruga është rrëzuar në disa pjesë të saj duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe duke paraqitur rrezikshmëri edhe për këmbësorët. Ndërkohë për shkak të dëmtimit të rrugës, një automjet ka rënë në lumë dhe shoferi ka marrë dëmtime të lehta. Situata paraqitet emergjente ndërkohë që ende nuk është marrë asnjë masë nga organet përkatëse, dhe shicc shihet nga pamjet, rrëshkitja e dheut edhe pse në përmasa më të vogla nuk ndalet.