Disa çaste më parë është regjistruar një aksident tragjik në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Buçimas. Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor me iniciale P. GJ. dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Ndërkohë, sipas të dhënave të policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen e vendit. Vlen të theksohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi ingjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të plota të saj.